Aktualitet

Po pinte kafe, pëson arrest kardiak shoferi i autoambulancës së spitalit të Shkodrës

Mësohet se shoferi i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, ka pësuar arrest kardiak teksa po konsumonte kafe në një lokal. 

2 Nëntor 2023, 18:10 Nga I.A
Po pinte kafe, pëson arrest kardiak shoferi i autoambulancës
Ambulance

SHKODËR- Një 58-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se shoferi i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, ka pësuar arrest kardiak teksa po konsumonte kafe në një lokal. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

policia shkoder

Sondazh

Poll