Politike

Mbledhja e grupit të opozitës, Berisha: Skap-i vegël e Ramës, beteja jona nuk ka kthim

Berisha tha se do të vazhdojnë derisa të rikthejnë të drejtat e plota kushtetuese në parlament.

2 Nëntor 2023, 13:28 Nga A.B
Mbledhja e grupit të opozitës, Berisha: Skap-i vegël e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ai u shpreh se beteja e opozitës nuk ka kthim, e se do të vazhdojnë derisa të rikthejnë të drejtat e plota kushtetuese në parlament.

“Opozita kërkon respektimin e të drejtave të saj kushtetuese. Opozita nuk mund të pranojë kurrë që të qëndrojë në Parlament si një fasadë pluralizmi për interesa të Ramës. Nuk bëjmë pazare. Ata duan që të lënë në haresë vjedhëset e shekullit, si inceneratorët. Ne jemi ata që nuk do të pranojmë në mënyrë absolute, mohimin e këtyre të drejtave. Nuk mund të themi se në zbatim të këtyre të drejtave do të hetojmë Subashin në Fier dhe mos të hetojmë Edi Ramën dhe ministrat e tij. Subashi është i implikuar thellë, por duhet të zbatohet Kushtetuta. Kur ju thosha juve; SKAPI, se pëlqenit, harronit faktin se unë jam ish-presidenti, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit ishte kjo që të thoja. SPAK-i është një organizatë e vërtetë kriminale, që është në sallën e Parlamentit. Është një vegël e verbër e Ramës. Kjo betejë pa kthim nuk mund të ndalojë deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese në parlament.”, tha Berisha.

sali

Sondazh

Poll