Politike

Tensionet në Kuvend/ Berisha: Shpallëm një grevë të përkohshme! Opozitës t'i respektohen të drejtat kushtetuese

Në një prononcim për gazetarët, ai paralajmëroi se beteja e tyre do të vazhdojë, derisa t'i respektohen të drejtat kushtetuese.

2 Nëntor 2023, 12:39 Nga a.l
Tensionet në Kuvend/ Berisha: Shpallëm një grevë të
Sali Berisha

TIRANË- Pas tensioneve në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha tha se opozita me qëndrimin e saj në seancën e sotme plenare, ka shpallur grevë të përkohshme. Në një prononcim për gazetarët, ai paralajmëroi se beteja e tyre do të vazhdojë, derisa t'i respektohen të drejtat kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha ka thënë se deputetët opozitarë janë gati që të sakrifikojnë veten pasi thotë se janë shkelur të drejtat e qytetarëve që i kanë votuar. 

"Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Protesta është grevë, grevë-protestë në Parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo kërkesë mohohet sepse në epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre", tha Berisha. 

 

kuvendi 2 nentor 2023

Sondazh

Poll