Politike

Mes tymit dhe kaosit në Parlament, mazhoranca voton projektligjet, mbyllet seanca

Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.

2 Nëntor 2023, 12:24 Nga A.B
Mes tymit dhe kaosit në Parlament, mazhoranca voton projektligjet, mbyllet
Kuvendi

TIRANË- Mes kaosit të krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet e seancës plenare të ditës së sotme. Thirrjet “turp, turp” nga ana e opozitës nuk e kanë penguar mazhorancën që të votojë projektligjet.

Gjatë votimit, ka qenë deputeti demokrati Salinaji i cili ka hedhur tymuese blu teksa ka qëndruar në foltoren e Parlamentit, por ajo i është hequr nga duart nga njëri nga pjesëtarët e Gardës. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi deputeti Salianji ka hedhur një tjetër tymuese gjatë votimit të projektligjeve.

Pas gjithë kaosit të krijuar, në Kuvend kanë mbërritur forcat e Policisë për të bërë të mundur mbledhjen e provave./Dosja.al

kuvend 2 nentor 2023

Sondazh

Poll