Politike

Kaosi dhe tymueset në seancë plenare! Policia mësyn në Kuvend, nis hetimet për shkatërrimin e sallës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqëruar me një grup policës hynë nga pjesa e pasme e Parlamentit. Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës.

2 Nëntor 2023, 11:29 Nga a.l
Kaosi dhe tymueset në seancë plenare! Policia mësyn në
Kuvendi

TIRANË- Pas seancës plenare që shkaktoi kaos dhe tymuese, forcat e policisë së Tiranës kanë mbërritur në Parlamentin e Shqipërisë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqëruar me një grup policës hynë nga pjesa e pasme e Parlamentit. Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës.

Efektivët po këqyrin vendin e ngjarjes për shkak të flakadanëve që u hodhën në seancës. Seanca kaotike u shoqërua me tensione. Më herët, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kallëzoi penalisht deputetin demokrat, Bledion Nallbati për përplasjen fizike me deputetin socialist, Vullnet Sina./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll