Politike

TENSIONET/ "Do bllokojmë edhe Komisionin e Ekonomisë", Bardhi: Nuk do të lejojmë asnjë zhvillim normal të parlamentit

Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të asnjë veprimtarie parlamentare, derisa të respektohen të drejtat e opozitës. 

1 Nëntor 2023, 14:29 Nga r.ll
TENSIONET/ "Do bllokojmë edhe Komisionin e Ekonomisë",
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të asnjë veprimtarie parlamentare, derisa të respektohen të drejtat e opozitës. 

"Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore. Mazhornaca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së. Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës."- tha Bardhi.

Bardhi lajmëroi se sot do të zhvillojnë edhe një mbledhje me deputetët për atë që do të bëjnë nesër në seancë plenare. 

"Do zhvillojmë një mbledhje sot se çfarë do bëjmë nesër në seancën parlameëntare. Nuk do ketë asnjë veprimtari parlamentare normale. Po kërkojmë vetëm të drejtat tona, nuk duam të zëmë vendin e ministrave.", tha Bardhi. 

Ai gjithashtu lajmëroi se do të bllokojnë edhe mbledhjen e komisionit të ekonomisë. 

"Komisioni i ekonomikës në orën 15:00 do jemi atje, për ta bllokuar. Nuk do lejomë punën normale të asnjë komisioni, derisa mazhoranca të respektojë të drejtat e opozitës.", përfundoi ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll