Aktualitet

Konflikti për pronat, kamerat fiksuan personin që qëlloi me armë/ Dalin fotot nga përplasja ku u përfshi ish-deputeti

Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.

31 Tetor 2023, 21:42 Nga I.A

Konflikti për pronat, kamerat fiksuan personin që qëlloi me

DURRËS- Besnik Toma është i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit. Tv Klan ka siguruar këto foto të kamerave të sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit, ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.

Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.

Konflikti për pronat, kamerat fiksuan personin që qëlloi me
Besnik Toma

Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë. Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit.

besnik toma

Sondazh

Poll