Aktualitet

Kultivoi 1000 bimë kanabis/ Pranga shqiptarit në Spanjë, përdorte ujin nga rezervuari i zjarrfikësve për t’i ujitur

Operacioni 'Abulaga' nisi pas komunikimit të agjentëve mjedisorë, të cilët paralajmëruan një ulje të ndjeshme të ujit në një nga pellgjet e përdorura nga zjarrëfikësit për shuarjen e zjarreve në pyje në zonë.

31 Tetor 2023, 18:34 Nga f.i
Kultivoi 1000 bimë kanabis/ Pranga shqiptarit në Spanjë,
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi, raportojnë mediat e huaja.

Operacioni 'Abulaga' nisi pas komunikimit të agjentëve mjedisorë, të cilët paralajmëruan një ulje të ndjeshme të ujit në një nga pellgjet e përdorura nga zjarrëfikësit për shuarjen e zjarreve në pyje në zonë. Pas hetimeve, u konstatua se uji në pellgjet të cilat përdoreshin si rezervuarë për zjarrfikset, thithej me pompë dhe dërgohej drejtë plantacionit të mbjellur me kanabis.

Gjithashtu i riu shqiptar kishte ndërtuar pika vëzhgimi dhe kurthe në zonën përreth për të parandaluar këdo që të hynte në plantacionin e drogës. Në plantacion janë sekuestruar 1000 bimë marihuanë dhe tre kilogramë sytha të kësaj droge të përgatitur për ambalazhim.

arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll