Art&Argëtim

"Friends" po përgatisin një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së Matthew Perry

Në serialin ikonik komedi, Perry luajti Chandler dhe miqtë e tjerë u kompletuan nga Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer. Seriali fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij në 1994 dhe mbetet i dashur përmes rishfaqjeve. 

30 Tetor 2023, 13:31 Nga a.l
"Friends" po përgatisin një deklaratë të
Friends

SHBA-  Kasti i serialit "Friends" thuhet se është duke përgatitur një deklaratë të përbashkët për vdekjen e papritur të kolegut të tyre, Matthew Perry, në moshën 54-vjeçare, siç raportohet nga Daily Mail.

Në serialin ikonik komedi, Perry luajti Chandler dhe miqtë e tjerë u kompletuan nga Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer. Seriali fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij në 1994 dhe mbetet i dashur përmes rishfaqjeve. 

Yjet e serialit ende nuk kanë komentuar publikisht për vdekjen e Perry-t dhe thuhet se janë thellësisht të prekur nga ajo. Korrespondentja e Showbiz-it Kinsey Schofield zbuloi se ata janë duke punuar për një deklaratë të përbashkët. Sipas burimeve, ata e konsideronin Perry vëllanë e tyre dhe e mbështetën në momente të vështira. Ata shprehin tronditjen dhe pikëllimin e tyre pasi besonin se ai ishte në një vend të mirë përpara vdekjes së tij të papritur.

friends matthew perry

Sondazh

Poll