Art&Argëtim

Ditët dhe orët e fundit të aktorit Matthew Perry: Ai ishte i lodhur, e la lojën 'pickleball' në mes

Burime policore bënë të ditur se në shtëpinë e tij u gjetën shumë qetësues kundër dhimbjeve dhe pilula ankthi. Një mik i ngushtë i aktorit tha se kishte shenja shqetësuese të "lodhjes" në ditët para vdekjes së tij.

30 Tetor 2023, 10:55 Nga a.l
Ditët dhe orët e fundit të aktorit Matthew Perry: Ai ishte i
Matthew Perry

SHBA-  Aktori, Matthew Perry mund t'i ishte rikthyer abuzimit të substancave dhe ishte jashtëzakonisht i lodhur në ditët e fundit të jetës së tij, shkruan Dailymail. Chandler Bing i serialit të famshëm 'Friends' ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare  në xhakuzi në kopshtin e shtëpisë së tij në Los Angeles të shtunën mbrëma.

Burime policore bënë të ditur se në shtëpinë e tij u gjetën shumë qetësues kundër dhimbjeve dhe pilula ankthi. Një mik i ngushtë i aktorit tha se kishte shenja shqetësuese të "lodhjes" në ditët para vdekjes së tij.

Perry ishte i fiksuar pas 'pickleball', një lojë e ngjashme me tenisin por thuhet se kishte shkuar në shtëpi herët pas një loje, duke u ankuar për lodhje vetëm disa orë para se të gjendej i vdekur.

Edhe pse Perry zakonisht luante ndeshjen dy herë në ditë, të shtunën ai kishte qëndruar vetëm një orë në fushë para se të shkonte në shtëpi. 

matthew perry

Sondazh

Poll