Art&Argëtim

“U pa në foto me tenistin serb, kundërshtar i Kosovës”/ Rita Ora nuk qëndroi me Djokoviç, ishte me Taika Waititi

Nga ana tjetër Rita Ora qëndroi vetëm disa momente përshëndetse me tenistin serb e më pas ishte vetë pranë vendit me bashkëshortin e saj. 

29 Tetor 2023, 16:27 Nga h.k
“U pa në foto me tenistin serb, kundërshtar i
Rita Ora

FRANCË-Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi ishin në buzë të vendeve të tyre teksa shikonin finalen e Kupës së Botës Rugby në Paris të shtunën mbrëma. Ylli i popit dhe regjisori i filmit dukeshin shumë të animuar teksa brohoritnin nga ana. 

Rita tregoi me gisht teksa shikonin Afrikën e Jugut të fitonte 12-11 ndaj Zelandës së Re në Stade de France.  Regjisori nga Zelanda e Re, Taika është i lidhur me platformën e re të All Blacks NZR+, sipas DailyMail. 

Nga ana tjetër Rita Ora qëndroi vetëm disa momente përshëndetëse me tenistin serb e më pas ishte vetë pranë vendit me bashkëshortin e saj. 

Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

rita ora novak djokoviç

Sondazh

Poll