Art&Argëtim

FOTO- Nis festa, yjet e famshëm botërorë paradë me kostumet e Halloween

Nuk ka dyshim se shumë prindër të famshëm do t'i veshin fëmijët e tyre me kostumet më të bukura, ndërsa çiftet mund të kenë pamje të koordinuar. Pastaj, pritet të ketë edhe nga ata që përpiqen të nxjerrin një kostum të shpejtë, të minutës së fundit.

29 Tetor 2023, 18:06 Nga A.TH
FOTO- Nis festa, yjet e famshëm botërorë paradë me kostumet
paris hilton

SHBA- Të martën më 31 tetor do të festohet Halloween, por yjet e famshëm të showbizit botëror e kanë nisur festën më herët, duke shpalosur kostumet e tyre.

Nga Kim Kardashian e veshur si lopë, Hailey Bieber e veshur si vampire, Jessica Alba Paris Hilton si Britney Spears, yjet e famshëm e kanë shfrenuar fantazinë, shkruajnë mediat e huaja. 

Nuk ka dyshim se shumë prindër të famshëm do t'i veshin fëmijët e tyre me kostumet më të bukura, ndërsa çiftet mund të kenë pamje të koordinuar. Pastaj, pritet të ketë edhe nga ata që përpiqen të nxjerrin një kostum të shpejtë, të minutës së fundit.

Më poshtë do të gjeni disa prej kostumeve me të bukura të yjeve botërorë në festën e Halloween.

Kelsea Balerini

Këngëtarja u shfaq e veshur si Barbie perëndimore e Margot Robbie, ndërsa merrte pjesë në një event në Nju Jork më 25 tetor. Balerina dukej e përsosur në pamjen e saj rozë si kauboj, kompletuar me këmbanë dhe një kapele.

Heidi Klum

Modelja Heidi Klum u fotografua e veshur me veshë kotele ngjyrë portokalli dhe të zi, ndërsa ishte në Los Angeles.

Padma Lakshmi

Prezantuesja e "Taste the Nation" mori pjesë në shfaqjen vjetore të Hulaween Bash të Bette Midler me një pamje të frymëzuar nga ujku me Kësulëkuqen.

Dylan Mulvan

Dylan Mulvaney është një princeshë e përsosur. Ylli i rrjeteve sociale mbërriti në festën e Halloween-it e veshur si Borëbardha.

Chloe Bailey

“Unë jam Khaleesi, Nëna e Dragoit”, ka shkruar Bailey në postimin në Instagram.

Hailey Bieber

Në javët para Halloween, Hailey Bailey u vesh si një vampir dhe Rachel nga “Friends”

Sarah Hyland dhe Wells Adams

Sarah Hyland dhe bashkëshorti i saj, Wells Adams, i bënë fansat duke qeshur kur u veshën si një shishe ketchup dhe erëza e re e Heinz-it, në dukje fermë, e cila është frymëzuar nga Taylor Sëift.

Khloe Kardashian

Khloe Kardashian hyri në frymën e Halloween-it ku u vesh si lopë së bashku me djalin e saj. Grimi i Khloe Kardashian ishte i përshtatur edhe me veshjen.

Kourtney Kardashian

Mes grindjesve të saj të vazhdueshme me motrën Kim Kardashian në sezonin e katërt të "The Kardashians", Kourtney Kardashian Barker na kujton të gjithëve se askush nuk mund "të tallet" me familjen e saj më mirë se ajo.

Paris Hilton

Paris Hilton bëri homazhe për një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës kur u vesh si Britney Spears nga videoklipi "Toxic" për festën vjetore Casamigos Halloween në Beverly Hills.

Justin Bieber

Justin Bieber ishte gjithashtu në festën vjetore Casamigos Halloween me një mori të famshmish të tjerë. Ai kishte veshur një maskë për zhytje, një këmishë rozë me lule që përputhej me pantallonat e shkurtra të tij.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u treguan fansave të tyre se si ta bëjnë Halloween-in pikërisht kur ata veshën kostumet "Kill Bill" për festën e Halloëeen të Casamigos 2023.

Cindy Crawford dhe Rande Gerbe

Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, dukeshin sikur do të bënin performancë kur u shfaqën si personazhet e Olivia Neëton-John dhe John Travolta në "Grease".

Jessica Alba

Duket se Jessica Alba është gjithashtu një fanse e madhe e Britney Spears. Ashtu si Paris Hilton, ajo u vesh si këngëtare me një kostum tjetër nga videoklipi i saj "Toxic" në festën vjetore të Casamigos Halloween.

halloween

Sondazh

Poll