Politike

Përjashtimi i deputetëve të opozitës/ Berisha: Vendim i paligjshëm, nuk do ketë tërheqje, vetëm betejë

Ai paralajmëroi se do të ketë betejë, teksa shtoi se askush të mos mendojë se ka tërheqje.

30 Tetor 2023, 13:19 Nga r.ll
Përjashtimi i deputetëve të opozitës/ Berisha: Vendim i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka komentuar edhe përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Berisha deklaroi se ai vendim është i paligjshëm. Ai paralajmëroi se do të ketë betejë, teksa shtoi se askush të mos mendojë se ka tërheqje.

“Vendimi është i paligjshëm, absolutisht. Është në parimin e asgjësimit të opozitës në Parlament. Nuk ndryshojmë asgjë, Ne do të qëndrojmë ndaj atyre që duam të jenë opozitarë. Askush të mos mendojë se ka tërheqje. Ka vetëm betejë. Në parlament shumë shpejt do shihini.. në rrugë e me radhë”, tha ish-kryeministri.

sali berisha

Sondazh

Poll