Politike

“Ke qenë mjeku psikiatër i Kurtit”, Baton Haxhiu përplaset me Berat Buzhalën: Pranoje

28 Tetor 2019, 21:11 Nga DOSJA
“Ke qenë mjeku psikiatër i Kurtit”, Baton Haxhiu

TIRANË- Albin Kurti dhe e ardhmja e tij politike ka përplasur sot dy gazetarët nga Kosova, Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu. Të ftuar në emisionin “Open”, dy gazetarët kanë treguar pikëpamjet e tyre të kundërta për Kryeministrin e ri të Kosovës.

Gjatë një bisede në “Open” Haxhiu i ka thënë Buzhalës se ka qenë mjek psikiatër i Albin Kurtit ku i ka kërkuar edhe ta pranojë publikisht se e ka sulmuar në mënyrë të pazakontë kryetarin e Vetëvendosjes.

Baton Haxhiu: Berat ke qenë mjeku psikiatër i Albin Kurtit. Shikojeni mendimin e Beratit çfarë ka thënë për Albin Kurtin.

Eni Vasili: Çfarë ke thënë, thuaje?

Berat Buzhala: Kanë qenë debate politike.

Baton Haxhiu: Jo jo, thuaje, çfarë ke thënë për Kurtin, pranoje.

Berat Buzhala: Kam qenë deputet, kanë qenë deklarata politike kur hidhnin gazin lotsjellës, “Kjo është sëmundje mendore”, kam thënë.

Ndërkohë në fund të debatit Haxhiu tha se nëse Albin Kurti do të mbaj premtimet që ka dhënë do jetë fansi më i madh i tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti baton haxhiu berat buzhala albin kurti baton haxhiu berat buzhala

Sondazh

Poll