Aktualitet

Dosja "Partizani"/ Avokati i Berishës zbulon detaje: Më kontaktoi vetë, më tha që arrestuan Abin

Gjokutaj zbuloi se Berisha nuk ishte i shqetësuar për çështjen, por kishte merak që rasti të trajtohej me kujdes dhe me një strategji të qartë.

28 Tetor 2023, 17:51 Nga f.i
Dosja "Partizani"/ Avokati i Berishës zbulon detaje: Më
Sali Berisha dhe Genc Gjokutaj

TIARNË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se ka qenë vetë Berisha që e ka kontaktuar për të qenë avokati i tij, pasi iu njoftua se SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në lidhje me akuzat për privatizimin e kompleksit Partizani. 

Gjokutaj zbuloi se Berisha nuk ishte i shqetësuar për çështjen, por kishte merak që rasti të trajtohej me kujdes dhe me një strategji të qartë.

“Kanë arrestuar Abin (Jamarbër Malltezi). Berisha nuk m’u duk fare i shqetësuar, meraku i tij është të kemi një strategji të qartë dhe të trajtohet gjithçka si duhet. SPAK mbrohet duke thënë se nuk shkoi në parlament për shkak se detyrimi i paraqitjes nuk është heqje lirie. Ka një kontribut personal të kryeministrit që kjo çështjes të mbërrijë këtu ku ka mbërritur. Unë ndihem komod për një fakt, sepse pjesën politike më mirë se Berisha nuk di ta bëjë njeri, ndaj na lirohet koha për mbrojtjen juridike. Ai do jetë po kaq bashkëpunues me drejtësinë, por kur të vendoset kushtetutshmëria e këtij procesi. Çështjet në të cilat mplekset politika dhe iniciohen për qëllime politike, nuk mund t’u parashikohet shtrirja në kohë. Kemi një kundërshtar në proces, që duhet të shohim shpejtësinë me të cilën do ndjekë procesin. Vendimmarrja e Berishës asokohe ka qenë e vlefshme për shumë përfitues dhe jo vetëm për banorët e asaj zone, mes të cilëve edhe Malltezi”-tha avokati.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani./Dosja.al

sali berisha kompleksi partizani genc gjokutaj

Sondazh

Poll