Aktualitet

Rikthehet ora dimërore, nesër akrepat lëvizin një orë pas

Ndryshimi i orës do të bëhet në mëngjesin mes të shtunës dhe të dielës së fundit të muajit tetor, ku nga ora 3:00 do të bëhet 2:00.

28 Tetor 2023, 12:27 Nga r.ll
Rikthehet ora dimërore, nesër akrepat lëvizin një orë
foto ilustruese

TIRANË- Dita e nesërme shënon ndërrimi i orës, ku akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.

Ndonëse dilemës "a do të flemë një orë më shumë apo më pak" nuk mund t’i japim përgjigje, sepse është individuale se sa mund të fle njeriu, kalimi në matjen dimërore të kohës nënkupton se dita shkurtohet për një orë që do thotë se do të errësohet një orë më shpejt se më parë.

Ndryshimi i orës do të bëhet në mëngjesin mes të shtunës dhe të dielës së fundit të muajit tetor, ku nga ora 3:00 do të bëhet 2:00. Matja dimërore e kohës do të qëndrojë deri fundjavën e fundit të muajit mars, e diel 31 mars.

nderrimi i ores

Sondazh

Poll