Aktualitet

Ndihmoi trafikantët të pastronin para, GJKKO lë në 'arrest shtëpie' Rajmonda Dashin

Ndërkohë që për biznesmenin Ardian Malasi është lënë masa e sigurisë 'arrest në burg' deri në përfundim të hetimeve.

28 Tetor 2023, 13:14 Nga I.A
Ndihmoi trafikantët të pastronin para, GJKKO lë në
SPAK

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. GJKKO sot ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën. Ndërkohë që për biznesmenin Ardian Malasi është lënë masa e sigurisë 'arrest në burg' deri në përfundim të hetimeve.

Ata u arrestuan me urdhër të SPAK me  dyshimin se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj të pastrojnë para të pista. Për dy vëllezërit u cakua masa e arrestit me burg në mungesë për shkak se ndodhen të arrestuar në Belgjikë si pjesë e një grupi për trafik të lëndëve narkotike.

rajmonda dashi ardian malasi leonard ramaj

Sondazh

Poll