VIDEO/ Kërkoi informacione për aferën e inceneratorëve, Milad Lopa ofendon gazetaren
TIRANË- Piranjat përballen me ofendimet e z. Lopa. Përveç një gjuhe shqipe problematike, z. Lopa lëshon dhe fyerje ndaj gazeta...
Po ashtu ajo u ka shprehur mirënjohjen të gjithë perspnave që e kanë mbështetur në këtë detyrë.
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga pposti që mban. Me anë të postimi në Facebook, Deda ka deklaruar se sot i ka dhënë fund një kapitulli të bukur të jetës profesionale. Po ashtu ajo u ka shprehur mirënjohjen të gjithë perspnave që e kanë mbështetur në këtë detyrë. Po ashtu ajo ka deklaruar se po bëhet gati për angazhime të reja.
Postimi i Plotë:
Të nderuar miq e kolegë, Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional. Ndahem nga një ekip, të cilin e falenderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku. Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe. Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.
Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut. Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet. Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura. Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë. Përzemërsisht, Jeta
TIRANË- Piranjat përballen me ofendimet e z. Lopa. Përveç një gjuhe shqipe problematike, z. Lopa lëshon dhe fyerje ndaj gazeta...
anëtarët e bandës BRITANI E MADHE-Drejtuesi i një bande të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturonte vikt...
foto ilustruese DURRËS- Një aksident i rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë...
Foto ilustruese ITALI-Një djalë 15-vjeçar shqiptar është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navil...
GJKKO TIRANË- Gjyqi për çështjen Gërdeci është shtyrë sërish ditën e sotme. Gjatë seancës s&e...
Gerdeci TIRANË- Mirela Dvorani, e cila humbi bashkëshortin në shpërthimin e Gërdecit ka deklaruar se në fabrikë pun...
Foto ilustruese DURRËS-Preu degët e pemës në Durrës, punëtori bie nga vinçi dhe ndërron jetë "Gjatë p...
SPAK TIRANË- Ish-brigadieri në Gërdec, Veiz Muça ka dhënë dëshminë sot në SPAK në lidhje me tragje...
Gjimnazi Hydajet Lezha LEZHË- Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' 16-vjeçarit që goditi dy...
pamje nga vendngjarja ITALI- Një serë marijuane super teknologjike, me sistem vaditjeje dhe ajrimi është zbuluar nga policia itali...