Aktualitet

U kapën "mat" gjatë tregtimit të mallit, arrestohet shqiptari dhe çifti italian

I riu shqiptar ka zbritur nga një mjet “Audi” me një qese letre të bardhë në dorë, të cilën pa humbur kohë ia dorëzoi burrit që ndodhej në një makinë Fiat.

26 Tetor 2023, 21:00 Nga f.i
U kapën "mat" gjatë tregtimit të mallit, arrestohet
droga e sekuestruar

ITALI- Policia italian kaarrestuar tre persona, pasi iu gjetën 3 kilogramë kokainë dhe 17 kilogramë kanabis. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari 27-vjeç dhe çifti italian u kapën në flagrancë teksa po shpërndanin drogë.

Raportohet se autoritet italiane kanë vënë re dy makina që kanë mbërritur në zonë dhe kanë parkuar pranë njëra-tjetrës. I riu shqiptar ka zbritur nga një mjet “Audi” me një qese letre të bardhë në dorë, të cilën pa humbur kohë ia dorëzoi burrit që ndodhej në një makinë Fiat. Të dy u kthyen në makinat e tyre dhe u larguan në drejtime të kundërta.

Gjatë kontrollit të makinave u gjet qesja prej letre të bardhë me tre blloqe kokainë, me peshë mbi 3 kg. Ndërkohë në banesën e çiftit u gjetën edhe 17 kg kanabis të paketuara në mbështjellës të ndryshëm 500 gram.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll