Aktualitet

Sërish kokainë nga Durrësi? Artan Hoxha tregon rastin: Është në Patos, persona me maska morrën disa pako

28 Tetor 2019, 21:47 Nga DOSJA
Sërish kokainë nga Durrësi? Artan Hoxha tregon rastin:

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka treguar se në vend ka ardhur një tjetër ngarkesë me drogë nga Ekuadorit.

Në fjalën e tij, Hoxha ka treguar se kontenierët janë dërguar në Patos në magazinën e biznesmenit.

Katër ditë para operacionit, një biznesmen që ka në pronësi një kompani të importit të bananeve. Ka sjellë nga Ekuadori, nga Guaikili, e ka marrë ngarkimin sipas procedurave dhe e ka çuar në magazinën e tij në Patoz. Gjatë natës një grup personash me maska kanë marrë peng rojën dhe e kanë dhunuar. Ata kanë marrë në pjesën e jashtë të kontenierit disa pako po roja nuk e thotë dot me saktësi se çfarë ishte. Kam dijeni se kjo kompani nuk ka patur vetëm atë kontenier, kompania ka patur vetëm bananet brenda, prandaj është grabitur. Fakti që është hyrë natën, është hapur pjesa e jashtme do të thotë që kemi të bëjmë… Unë nuk e di si ka shkuar ky procedim më mbrapa. Fakti që është hyrë në magazinë dhe është grabitur nga pjesa e jashtme e kontenierit,”-tha Hoxha.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kokaine ne patos artan hoxha kokaine ne patos

Sondazh

Poll