Aktualitet

Afera me kompleksin Partizani, shtyhet për nesër në orën 10:00 seanca për Berishën

Kjo shtyrje ka ardhur, pasi është ndërruar avokati mbrojtës i Berishës, për shkak se Artan Simoni disa ditë më parë e ka fyer kryedemokratin në rrjetet sociale.

25 Tetor 2023, 19:31 Nga I.A
Afera me kompleksin Partizani, shtyhet për nesër në orën
SPAK

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo shtyrje ka ardhur, pasi është ndërruar avokati mbrojtës i Berishës, për shkak se Artan Simoni disa ditë më parë e ka fyer kryedemokratin në rrjetet sociale. Seanca e radhës, ndaj Berishës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00. 

"Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne datën 26.10.2023 ora 10:OO," thuhet në njoftim.

gjkko sali berisha artan simoni

Sondazh

Poll