Aktualitet

Moti i keq në vend/ Shiu i dendur përmbyt qytetin e Durrësit (VIDEO)

Ndërkohë reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

25 Tetor 2023, 17:11 Nga r.ll
Moti i keq në vend/ Shiu i dendur përmbyt qytetin e Durrësit
Permbytjet ne Durres

DURRËS- Reshjet e dendura të shiut të pasdites së sotme kanë bërë që qyteti bregdetar i Durrësit të pushtohet nga uji.

Ky qytet prej vitesh është mbuluar nga uji pas ndërtimeve pa kriter që ka pasur, dhe në këtë situatë që ndodhen banoret bashkia nuk ka marrë asnjë masë që të reduktojë sipërfaqen e mbuluar nga uji pasi dhe kanalizimit janë lënë prej kohësh pa pastruar.

Ndër akset kryesore të bllokuara janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

moti i keq ne durres

Sondazh

Poll