Art&Argëtim

Motrat 'Libohova' lënë pas 'inatet', festojnë në një tavolinë me miqtë e familjarët

Irmën dhe Erandën, prej më shumë se dy vitesh nuk i pamë në asnjë dalje publike, emision apo festival bashkë, duke ngritur kështu dyshimet se mes motrave diçka nuk shkonte. 

25 Tetor 2023, 17:18 Nga a.l
Motrat 'Libohova' lënë pas 'inatet', festojnë
Eranda dhe Irma Libohova

TIRANË- Edhe pse nuk u kuptua asnjëhërë arsyeja e 'zënkës' së tyre, dy ikonat e muzikës shqiptare që e kanë nisur karrierën krahë njëra-tjetrës, motrat 'Libohova' janë pajtuar dhe kanë lënë pas 'mëritë'.

Irmën dhe Erandën, prej më shumë se dy vitesh nuk i pamë në asnjë dalje publike, emision apo festival bashkë, duke ngritur kështu dyshimet se mes motrave diçka nuk shkonte. 

Sot, kanë qenë vetë ato të cilat përmes një postimi në rrjete sociale kanë konfirmuar ribashkimin. Ato janë shfaqur të buzëqeshura në një tavolinë me miqtë dhe familjarët duke festuar.

Motrat 'Libohova' lënë pas 'inatet', festojnë
Postimi

 

irma libohova eranda libohova

Sondazh

Poll