Art&Argëtim

Libri me kujtime i Britney Spears: 10 zbulimet më tronditëse nga 'The Woman In Me'

Ylli, tani 41 vjeç, ka rrëfyer mbi marrëdhëniet e saj romantike, martesat e dështuara, betejat e shëndetit mendor dhe atë kujdestari. Në vitet e para të karrierës, duke filluar që nga viti 1998 me publikimin e '…Baby One More Time', Britney dukej se i kishte të gjitha, por ky libër përmban disa kapituj me kujtimet më të errëta të këngëtares. 

24 Tetor 2023, 20:11 Nga a.l
Libri me kujtime i Britney Spears: 10 zbulimet më tronditëse nga
Britney Spears

SHBA-  Kujtimet e Britney Spears, 'The Woman In Me', janë të mbushura me një seri zbulimesh që reflektojnë mbi një jetë në qendër të vëmendjes plot ulje-ngritje.  Libri i cili u publikua sot përshkruan karrierën e saj yllit të muzikës pop dhe sprovat dhe mundimet e shumta të jetës së saj personale.

Ylli, tani 41 vjeç, ka rrëfyer mbi marrëdhëniet e saj romantike, martesat e dështuara, betejat e shëndetit mendor dhe atë kujdestari. Në vitet e para të karrierës, duke filluar që nga viti 1998 me publikimin e '…Baby One More Time', Britney dukej se i kishte të gjitha, por ky libër përmban disa kapituj me kujtimet më të errëta të këngëtares. 

10 zbulimet më 'pikante' nga libri: 

1. Britney zbulon abortin në moshën 19-vjeçare pasi mbeti shtatzënë me të dashurin Justin Timberlake

 2. Britney zbulon se Justin Timberlake i kërkoi ndarjen vetëm me një mesazh në celular 

3. Në fund Britney pranon se ka tradhtuar Justin Timberlake me koreografin Wade Robson

4. Britney shpërthen ndaj kopertinës së 'Rolling Stone e Christina Aguilera 2003 me Justin Timberlake' 

5. Britney zbulon se në 2007, një nga periudhat më të këqija të jetës, rruajti kokën nga depresioni 

6. Britney zbulon se kujdestaria 13-vjeçare e bëri të ndihej si një 'fëmijë robot'

7. Britney hoqi dorë nga 'liria' e saj që të mund të shihte djemtë e saj

8. Britney 'akuzon emisionin e ITV's Jonathan Ross se ka heshtur' për padrejtësitë që i kanë bërë familjarët kryesisht babai i saj.

9. Britney po punon për të ndjerë më shumë dhembshuri sesa zemërim për motrën Jamie Lynn 

10. Britney ndjeu sikur do të vdiste gjatë performancës së saj ikonike në MTV VMA 

 

 

britney spears the woman in me

Sondazh

Poll