Art&Argëtim

Postoi foto në Facebook, aktorja izraelite arrestohet për nxitje të terrorizmit

Sipas Policisë, ajo ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook një foto të një buldozeri duke prishur gardhin në kufirin e Izraelit me Rripin e Gazës.

24 Tetor 2023, 20:46 Nga A.TH
Postoi foto në Facebook, aktorja izraelite arrestohet për nxitje
Maisa Abd Elhadi

IZRAEL- Aktorja e njohur arabo-izraelite Maisa Abd Elhadi u arrestua këtë të martë pasi dyshohet për nxitje të terrorizmit për shkak të një postimi që ka bërë në Facebook. Aktorja 38-vjeçare, e cila jeton në Nazaret, u arrestua të hënën dhe do të qëndrojë në ambientet e burgut deri të enjten, sepse sipas Policisë, ajo ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook një foto të një buldozeri duke prishur gardhin në kufirin e Izraelit me Rripin e Gazës.

“Le të jetë si në Berlin”, komentoi ajo, duke iu referuar rënies së murit në 1989.

Jo pak anëtarë të pakicës arabe të Izraelit janë pushuar nga puna nga punëdhënësit e tyre, janë përjashtuar nga universitetet ose janë arrestuar për postime në mediat sociale që shprehin solidaritetin me popullsinë e rrethuar të Rripit të Gazës. Forcat e armatosura izraelite po godasin atë pjesë të territorit palestinez të kontrolluar nga Hamasi si hakmarrje për sulmin e paprecedentë të 7 tetorit në Izraelin jugor. Pakica arabe përfaqëson rreth 20% të popullsisë së përgjithshme të Izraelit. Anëtarët e saj janë kryesisht pasardhës të palestinezëve që mbetën në atdhe pas krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948.

maisa abd elhadi

Sondazh

Poll