Art&Argëtim

VIDEO/ Netflix rikthen “Squid Game”, publikohet traileri i serialit që mbërtheu para ekranit miliona shikues

Në trailer Young-hee, kukulla ikonë robot nga 'Squid Game', shfaqet teksa garuesit provojnë fatin e tyre në një lojë “'Drita e Kuqe, Drita e Gjelbër”

24 Tetor 2023, 20:04 Nga A.TH
VIDEO/ Netflix rikthen “Squid Game”, publikohet traileri i serialit
Squid Game

SHBA- Netflix rikthen kukullën e frikshme robot të serialit “Squid Game” më 22 nëntor me episodet e reja që do të transmetohen çdo javë. Platoforma publikoi një trailer për "Squid Game: The Challenge" këtë të hënë, duke shpalosur pamjet e para të plota të shfaqjes së shumëpritur të bazuar në serialin hit të Koresë së Jugut të vitit 2021 "Squid Game".

Ndërsa "The Challenge" nuk është një çështje e jetës apo vdekjes siç përshkruhet grafikisht në serinë me të njëjtin emër, por traileri i reality show-t paraqiste grupe dhe lojëra pothuajse identike me ato të "Squid Game". Në trailer Young-hee, kukulla ikonë robot nga 'Squid Game', shfaqet teksa garuesit provojnë fatin e tyre në një lojë 'Drita e Kuqe, Drita e Gjelbër'.

Sipas një përmbledhjeje zyrtare, seriali ndjek 456 konkurrentë që hyjnë në shfaqjen e konkurrencës në ndjekje të një çmimi prej 4.56 milionë dollarësh që do të ndryshojë jetën.

"Ndërsa ata konkurrojnë përmes një serie lojërash të frymëzuara nga shfaqja origjinale, plus shtesa të reja të mahnitshme, strategjitë, aleancat dhe karakteri i tyre do të vihen në provë pasi konkurrentët eliminohen rreth tyre," shkruhet në të.

“Squid Game” është një ndër serialet më të ndjekur dhe më të sukseshëm të platormës Netflix, duke sjellë milliona dolllarë përfitime.

squid game netflix the challenge

Sondazh

Poll