Sport

Taulant Seferi i fut frikën serbëve që po ndihen të kërcënuar: “Shqiptari na kërcënoi dhe poshtëroi…”

Seferi, futbollisti i Kombëtares kuqezi, është sulmues i Vorskla nga Poltava (Ukrainë), dhe aktualisht luan për Banias në Emiratet e Bashkuara. Më parë ka qenë pjesë e Rabotniçit, Young Boys, Wallen Winterour, Xamax, Tiranës dhe Teutës.

25 Tetor 2023, 10:52 Nga DOSJA
Taulant Seferi i fut frikën serbëve që po ndihen të

SERBI - Skuadrës serbe të futbollit i ka mbetur edhe një hap për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe ekipit të Dragan Stojkovicit do të duhet të mbeten të pamposhtur ndaj Bullgarisë për të arritur në finalet e Europianit mes skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.

Pavarësisht se nuk janë ende zyrtarisht në Euro, përfaqësuesit serbë, sipas mediave të tyre e ndjejn veten të kërcënuar dhe poshtëruar nga disa futbollistë shqiptarë me tyre Taulant Seferi, i lindur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, pjesë kryesore tashmë e Kombëtares shqitpare. Deklarata e tij me sa duket I ka dhembur pak si shumë serbëve.

Fillimisht, ai theksoi se do të dëshironte të luante kundër Serbisë në Kampionatin Evropian, pavarësisht se ende nuk jemi të kualifikuar zyrtarisht, por nuk u ndal me kaq dhe bëri një parashikim mjaft të guximshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Seferi (@taulantseferi77)

“Dua që Serbia jetë në grupin tonë në Kampionatin Evropian që t'i mund siç duhet. Besoj se mund të arrijmë një fitore të pastër me rezultat 3-0, 4-0 ose 5-0 – tha Seferi, duke poshtëruar kështu përfaqësuesesn serbe sipas mediave të tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Seferi (@taulantseferi77)

Por po nga mendiat e tyre flitet se “Karma mund të jetë shumë e rrezikshme dhe do të shohim nëse Serbia dhe Shqipëria do të kualifikohen në Euro dhe nëse vullneti i shortit do t'i vendosë në të njëjtin grup.”

Duket se kjo deklaratë i ka nxitur edhe më tepër serbët të shpresojnë se nëse fati na përball skuadra e Dragan Stojkoviç do të ketë më shumë motivim për të arritur fitoren.

Seferi është sulmues i Vorskla nga Poltava (Ukrainë), dhe aktualisht luan për Banias në Emiratet e Bashkuara. Më parë ka qenë pjesë e Rabotniçit, Young Boys, Wallen Winterour, Xamax, Tiranës dhe Teutës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll