Sport

Muzika, familja dhe miqtë... Ja si janë netët amerikane të Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzos në Miami të Floridas…

“Pleshti” dhe gruaja e tij shijojnë jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara. Recitale, parada, darka të mira dhe më shumë...

25 Tetor 2023, 10:12 Nga DOSJA

SHBA - Që nga ardhja e tyre në Shtetet e Bashkuara, jeta e Messis ndryshoi pothuajse tërësisht. Daljet me miqtë u bënë zakon dhe pjesëmarrësit priren ta përsërisin veten. Nga njëra anë Lionel Messi, David Beckham dhe Sergio Busquets. Nga ana tjetër, bashkëshortet e tyre: Antonela Roccuzzo, Victoria dhe Elena Galera. Natyrisht, ndryshe nga rutina me të cilën ishin mësuar, orari i kufizuar i Inter Miamit, ua mundëson atyre këto momente...

Pa asnjë lojë në horizont, këtë të hënë çiftet i lejuan vetes të shijonin një tjetër shëtitje së bashku në një restorant luksoz. Por ata nuk ishin vetëm, pasi një tjetër çift të dashuruarish, ishin pjesë e tavolinës së vogël. Brooklyn Beckham, djali i presidentit të klubit nga Florida, ishte pjesë në konklavë, së bashku me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Muzika, familja dhe miqtë... Ja si janë netët amerikane të
Busquets, Messi, Beckham dhe djali i Davidit

Pak para këtij takimi, Leo dhe gruaja e tij kishin shijuar një recital ekskluziv me fëmijët e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro. Sepse Ed Sheeran, kantautori britanik, performoi në hotelin dhe kazinonë “Seminole Hard Rock” në Hollywood, që ndodhet pak më shumë se 13 milje nga vendi i ekipit rozë.

Pas një spektakli ekskluziv, artisti ka pozuar me familjen argjentinase dhe kapiteni i kombëtares ka shpërndarë imazhet në llogarinë personale në Instagram, të cilat brenda pak kohësh kanë shtuar dhjetëra milionë pëlqime dhe komente.

Muzika, familja dhe miqtë... Ja si janë netët amerikane të
Nikola, Viktoria, Antonela dhe Elena, së bashku

Gratë, glam i pastër: prezente në një sfilatë mode

Përveçse kënaqen me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, bashkëshortet e yjeve të futbollit i bëjnë planet edhe pa ta. Për shembull, pak orë më parë, Antonela, Victoria dhe Elena  ishin spektatorë luksi në një paradë që u mbajt në “Casadonna”.

Restoranti italian, i cili u ngrit në Miami falë bashkëpunimit të Tao Hospitality Group, David Grutman dhe stilistit Ken Fulk, pati edhe pjesëmarrjen e prezencave të tjera luksoze si Isabela Grutman, Vita Sidorkina-Morabito, Alix Earle, Camila Coelho dhe Winnie Harlow: të gjithë ata pozuan së bashku pasi kaluan një ditë të relaksuar dhe glam.

Muzika, familja dhe miqtë... Ja si janë netët amerikane të
Elena, Antonela, Isabela Grutman dhe Victoria

Kur do të luajë sërish Lionel Messi?

Skuadra e Gerardo Martinos nuk kishte pikë të mjaftueshme për t'u kualifikuar në “play-off” të Major League Soccer (MLS) dhe mbeti pa ndeshje zyrtare për tre muaj.  Megjithatë, për të mos humbur topin, klubi amerikan ka planifikuar dy miqësore për dy javë.

I pari nga këto duele do të zhvillohet të dielën e 5 nëntorit ndaj Qingdao Hainiu FC (i renditur i 13-ti në ligën kineze), ndërsa i dyti të mërkurën më 8 kundër Chengdu Rongcheng (i renditur në vendin e gjashtë).

Pjesëmarrja e Leos në vitin 2023 nuk do të përfundojë me kaq. Një javë më vonë, numri “10” duhet të udhëtojë drejt Argjentinës për të luajtur me kombëtaren kundër Uruguajit të enjten më 16, ndërsa të martën më 21 do të vizitojnë Brazilin, gjithashtu për kualifikueset e Amerikës së Jugut.

Muzika, familja dhe miqtë... Ja si janë netët amerikane të
Messi, pas recitalit të Ed Sheeran.

Leo Messi dëshiron “Topin e Artë” të tetë të tij

Përpara se të udhëtojë për në Kinë, njeriu nga Rosario ka një takim në pritje: më 30 tetor ai do të garojë në kërkim të “Topit të Artë” të tij të tetë. Atë ditë ai do të kthehet në galanë që do të mbahet në Paris, ku do të përballet me Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll