Art&Argëtim

Mori kritika të shumta në videon virale, Emily Blunt kërkon falje për komentet ‘lënduese’

Në një video të “The Jonathan Ross Show” që ishte shfaqur më 2012, dhe që është rikthyer online sërish, Blunti pati përshkruar kamarieren si “të madhe”.

23 Tetor 2023, 11:47 Nga f.i
Mori kritika të shumta në videon virale, Emily Blunt kërkon falje
Emily Blunt

BRITANI E MADHE- Aktorja britanike Emily Blunt ka kërkuar falje pas një interviste në të cilën ajo përmend pamjen e një kameriere të rishfaqur në rrjetet sociale. Në një video të “The Jonathan Ross Show” që ishte shfaqur më 2012, dhe që është rikthyer online sërish, Blunti pati përshkruar kamarieren si “të madhe”. Videoja u rikthye këtë javë dhe Blunt është kritikuar si bullizuese.

"Jam e tmerruar që kam qenë në gjendje të them diçka kaq të pandjeshme, lënduese dhe pa lidhje me historinë që përpiqesha ta tregoja. Por kjo ndodhi dhe e kam thënë. Më vjen keq për çfarëdo lëndimi që kam shkaktuar”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës, Blunt kujtoi se kishte bërë filmin “Looper” në Shtetet e Bashkuara dhe detajoi takimin e saj me kamerieren në një restorant lokal.

Duke vizituar një degë të zinxhirit të restoranteve Chili’s, prezantuesi i emisionit Jonathan Ross thotë: Nëse shkoni te Chili’s, mund të shihni pse kaq shumë nga miqtë tanë amerikanë janë të mëdhenj. Epo vajza që më shërbente ishte e madhe. Unë mendoj se ajo merrte ushqim falas në Chili’s. 

emily blunt

Sondazh

Poll