Art&Argëtim

Yjet e Hollywood-it i dërgojnë letër Biden: Të ndalet lufta në Gaza

 Me këtë letër, ata i kërkojnë Bidenit të bëjë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe armëpushim në Gaza dhe Izrael përpara se të humbasë një jetë tjetër.

21 Tetor 2023, 09:33 Nga I.A
Yjet e Hollywood-it i dërgojnë letër Biden: Të ndalet lufta
Cate Blanchett, Joaquin Phoenix dhe Jessica Chastain

SHBA- 55 të famshëm, duke përfshirë Cate Blanchett, Jessica Chastain, Joaquin Phoenix, John Stewart dhe Michael Stipe, i dërguan një letër për armëpushimin në Rripin e Gazës presidentit amerikan, Joe Biden. Me këtë letër, ata i kërkojnë Bidenit të bëjë thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe armëpushim në Gaza dhe Izrael përpara se të humbasë një jetë tjetër.

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm diplomatik në përfundimin e armiqësive dhe ne i bashkojmë zërat tanë me ato të Kongresit Amerikan, UNICEF-it, Mjekët pa Kufij, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të KuqShpëtimi i jetës njerëzore është një imperativ moral. Siç thotë UNICEF, "dhembshuria dhe ligji ndërkombëtar duhet të mbizotërojnë", thuhet në letër.

Letërn e nënshkruan edhe Andrew Garfield, Ayo Edebiri, Channing Tatum, Rooney Mara, Rosario Dawson, Shailene Woodley dhe Susan Sarandon. Kujtohet se letra vjen pas kërkesës së Bidenit drejtuar Kongresit për të miratuar 14 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin.

lufta izrael-palestine michael stipe jessica chastain joaquin phoenix andrew garfield channing tatum

Sondazh

Poll