21 Tetor 2023, 16:13
Nga a.l
Busti i Nexhmije Pagarushes
MALISHEVË- Sot është përuruar busti i bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë të Komunës së Malishevës. Skulptura e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja. Punën e tij, skulptori zgjodhi ta promovonte i pari.
Në këtë ceremoni të organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë, morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Po ashtu edhe shumë personalitete të kulturës dhe artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët të shumtë nga Pagarusha, Malisheva dhe mbarë trojet shqiptare, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime tek varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare.
Mbretëresha e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës dhe ka vdekur më 7 shkurt të vitit 2020, në moshën 86-vjeçare.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e këngës shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitet të tjera.
Veprimtaria muzikore 50-vjeçare e Nexhmije Pagarushës është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i ka takuar. Ajo është njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.
nexhmije pagarusha
Art&Argëtim
21 Tetor 2023, 09:58
I.A
Meryl Streep dhe Don Gummer
SHBA- Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, po jetojnë të nda...
Art&Argëtim
21 Tetor 2023, 09:33
I.A
Cate Blanchett, Joaquin Phoenix dhe Jessica Chastain
SHBA- 55 të famshëm, duke përfshirë Cate Blanchett, Jessica Chastain,&nb...
Art&Argëtim
21 Tetor 2023, 07:14
I.A
Horoskopi
DashiTë shtunën nuk do të jetë një ditë e mirë. Orët e ardhshme në fakt do të jenë plot ne...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 21:11
h.k
Foto e nje ushtari gjate ikjes ne lufte
SHBA-Fotot e paraqitur janë bërë nga Alfred Eisenstaedt i LIFE në prill 1943 në kulmin e ...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 19:43
r.ll
kim kardashian
SHBA- Kim Kardashian ndonëse nuk e ka gjetur ende dashurinë e saj, ajo e di qartë se çfarë kërkon. Në e...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 13:47
a.l
Heidi Baci
ITALI- Shqiptarja Heidi Baci ka thyer heshtjen për largimin e papritur nga 'Grande Fratello' me pretendimin se kishte arsye personale p&eum...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 11:55
f.i
Emina S
SERBI- Trupi i pajetë i një këngëtareje është gjetur, mbrëmjen e djeshme, në një hotel në Tr...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 10:14
a.l
Heidi Baci
ITALI- Dalja nga 'Grande Fratello' e shqiptares Heidi Baci, ka qenë kryefjalë e mediave rozë së fundmi. 26-vjeçarja ...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 09:38
a.l
Maluma
SPANJË- Këngëtari nga kolumbia, Maluma ka ndarë me fansat e tij lajmin emocionues se do të bëhet baba për her&eum...
Art&Argëtim
20 Tetor 2023, 07:14
a.l
Horoskopi
Dashi
Ndjeshmëria dhe aftësia juaj e pabesueshme për t’u përshtatur me nevojat e njerëzve të tjerë &eu...