Art&Argëtim

Prej 6 vitesh është ndarë nga bashkëshorti, detaje nga jeta e Meryl Streep, pëfaqësuesi i saj: Megjithatë kujdesen shumë për njëri-tjetrin

Aktorja fituese e çmimeve, 74 vjeç, dhe skulptori, 76 vjeç, janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet.

21 Tetor 2023, 09:58 Nga I.A
Prej 6 vitesh është ndarë nga bashkëshorti, detaje nga jeta
Meryl Streep dhe Don Gummer

SHBA- Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, po jetojnë të ndarë, konfirmuan burime për Page Six të premten. Aktorja fituese e çmimeve, 74 vjeç, dhe skulptori, 76 vjeç, janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet.

Në një deklaratë, një përfaqësues i yllit të dashur konfirmoi deklaratën e saj duke thënë: Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa ata kujdesen shumë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur të jetojnë jetë të ndara.

Lajmi mund të jetë tronditës, pasi aktorja u pa të premten në ndarjen e çmimeve 'Princesa de Asturias 2023' e veshur me unazën e martesës. Megjithatë, paraqitja e fundit publike e çiftit ishte në Oscars 2018. Çifti kanë katër fëmijë së bashku: kompozitorin Henry Wolfe, 43 vjeç dhe aktoret Mamie Gummer, 40 dhe Grace, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç.

meryl streep don gummer

Sondazh

Poll