Aktualitet

Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Fier, kapet autori

Sipas raportimeve në media 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmën e parë mjekësore.

22 Tetor 2023, 20:20 Nga h.k
Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Fier, kapet autori
Foto ilustruese

FIER-Një 16-vjeçar është goditur mbrëmjen e sotme në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi. Sipas raportimeve në media 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmën e parë mjekësore.

Nga ana tjetër policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur autorin, që sipas të dhënave është identifikuar. Deri tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Shërbimet e policisë janë duke hetuar për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

"Fier/Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes."

plagosje me thike ne fie

Sondazh

Poll