Aktualitet

Aksion në Berat/ Asgjësohen 300 rrënjë kanabisi, arrestohet pronari i parcelës (EMRI)

Aksioni është kryer nga forcat Shqiponja të DVP Berat.

22 Tetor 2023, 21:45 Nga f.i
Aksion në Berat/ Asgjësohen 300 rrënjë kanabisi, arrestohet
foto ilustruese

BERAT- Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi në banesën e tij u gjetën sasi droge. Gjithashtu u asgjësu një parcelë me 300 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi e konsiderueshme hashashi e presuar.

Bëhet me dije se është arrestuar Petrit Dyli, 40-vjeç. 

Aksioni është kryer nga forcat Shqiponja të DVP Berat. Policia gjeti parcelën në fshatin Pobrat në Dimal, shumë pranë shtëpisë se barit. Banesa dhe parcela ndodheshin në anë të rrugës nacionale.

berat petrit dyli

Sondazh

Poll