Aktualitet

Berisha i akuzuar nga SPAK! Basha: Të korruptuarit duhet të japin llogari, paratë të kthehen

Basha kërkon që paratë, të cilat shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

22 Tetor 2023, 20:14 Nga f.i
Berisha i akuzuar nga SPAK! Basha: Të korruptuarit duhet të japin
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

TIRANË- Lulzim Basha ka reagur sot në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Basha tha se është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Ai shton se të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë ndërsa paratë që u kanë marrë shqiptarëve të kthehen mbrapsht në të mira qytetare.

Postimi i plotë:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.
Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

arrestohet jamarber malltezi sali berisha

Sondazh

Poll