Aktualitet

Privatizimi i klubit Partizani/ Seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin nesër, ende asnjë njoftim për Berishën

Seanca do të zhvillojë verfikimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesemit Fatmir Bektashi në lidhje me akuzën e privatizimit n ëish-kompleksin Partizani.

22 Tetor 2023, 16:19 Nga h.k
Privatizimi i klubit Partizani/ Seanca gjyqësore për Malltezin dhe
Foto liustruese

TIRANË-Çështja e privatizimit të klubit Partizani do të nis nesër në orën 13:30, në seancën e parë gjyqësore sipas njoftimit të GJKKO-së. Seanca do të zhvillojë verfikimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesemit Fatmir Bektashi në lidhje me akuzën e privatizimit në ish-kompleksin Partizani.

Deri tani nuk bëhet e ditur nga procesverbali i gjykatës një njoftim për thirrjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme ?

Ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është vënë nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit. Kjo masë u ngrit pasi SPAK ka dyshime se Berisha është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Me kërkesë të prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dhe me aprovimin e Gjykatës së Posaçme, në pranga për të njëjtën dosje u vu Jamarbër Malltezi, i cili ndër të tjera akuzohet edhe për pastrim parash. Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit ku po priste bashkëshorten e tij që kthehej nga një vend i Bashkimit Europian. Në vendimin e lëshuar nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, SPAK gjithashtu vuri në sekuestro edhe pasuritë në pronësi të Malltezit.

arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll