Sport

Yllit të Newcastle i hiqet patenta për gjashtë muaj, u kap me celular në timon…

Miguel Almirón gjithashtu u gjobit me rreth 750 euro

22 Tetor 2023, 08:36 Nga DOSJA
Yllit të Newcastle i hiqet patenta për gjashtë muaj, u kap me

ANGLI - “The Sun” zbulon këtë të shtunë, se Miguel Almirón, anësori i Newcastle, iu ndalua të drejtonte makinën për gjashtë muaj, pasi për herë të dytë, u kap me celular në dorë, teksa ngiste automjetin e tij

Sipas të njëjtit burim, autoritetet i kërkuan uruguajanit të tregonte se kush ishte shoferi i Range Rover-it të tij, që ishte fotografuar me një cellular dorë, por lojtari pretendoi se nuk e dinte se kush ishte. Në gjykatë, u vërtetua se kishte arsye të mjaftueshme për të besuar, se në fakt, Almirón ishte shoferi në fjalë.

Veç heqjes së patentës, sulmuesi 29-vjeçar është gjobitur edhe me rreth 750 euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll