Bota

Protesta anti-qeveritare në Irak, rritet bilanci i viktimave, shkon në 42 numri i personave të vrarë

27 Tetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Protesta anti-qeveritare në Irak, rritet bilanci i viktimave, shkon në

IRAK-Rritet bilanci i personave të vrarë gjatë protestave në Irak, duke shkuar në 42 viktima.

Protestat e dhunshme anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve.

Sipas medieve të huaja, rreth 200 persona janë vrarë gjatë muajit të kaluar në protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike. Ushtria e Irakut ka pranuar se ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj protestuesve dhe ka thënë se ka nisur “të mbajë përgjegjës të gjithë ata oficerë komandues të cilët kanë kryer këto akte të gabuara”.

Vala e protestave që janë më vdekjeprurëset që prej se grupi militant Shteti Islamik (IS) u mposht në Irak më 2017, është parë si sfida e parë më e madhe për qeverinë e kryeministrit, Adil Abul-Mahdi, i cili erdhi në pushtet rreth një vit më parë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 42 protestues te vrare ne irak protesta ne irak 42 protestues te vrare ne irak protesta ne irak

Sondazh

Poll