Aktualitet

Afera e 'Partizanit'/ Cilat janë akuzat që rëndojnë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij? Malltezi nesër jep llogari për Prokurorët e Posaçme

Malltezi do të shoqërohet nga Rinasi në drejtim të dhomave të izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër do të duhet të japë llogari për prokurorët e Posaçme. 

21 Tetor 2023, 21:03 Nga a.l
Afera e 'Partizanit'/ Cilat janë akuzat që
Malltezi dhe Berisha

TIRANË- Afera e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani', çoi sot në pranga dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Sipas nenit 260 të Kodit Penal ai akuzohet për korrupsion dhe sipas nenit 287 të Kodit Penal në bashkëpunim me Fatmir Bekatshin Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash. 

Malltezi do të shoqërohet nga Rinasi në drejtim të dhomave të izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër do të duhet të japë llogari për prokurorët e Posaçme. 

Sakaq, kryedemokrati Sali Berisha ndaj të cilit Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', dyshohet vetëm për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim
me dhëndërrin sipas neni 260 të Kodit Penal. 

Sakaq, ortaku i ndërtimit të ish-kompleksit, Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv neni 245 dhe neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin.  Brenda pesë ditëve siç parashikon ligji do të bëhet verifikimi i masave të këkruara nga SPAK e të vendosura nga Gjykata. 

arrestohet jamarber malltezi sali berisha

Sondazh

Poll