Aktualitet

Zjarr masiv në Korfuz/ Evakuohen banorët e zonës, flakët pranë shtëpive dhe hotelit

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrëfikëse. Ata po operojnë me 22 zjarrfikës me 9 automjete, si dhe 4 avionë dhe një helikopter.

21 Tetor 2023, 16:22 Nga r.ll
Zjarr masiv në Korfuz/ Evakuohen banorët e zonës, flakët
pamje nga zjarri

KORFUZ- Një zjarri i përmasave masive ka rënë ditën e sotme në zonën e Avliotëve në veri të Korfuzit. Mësohet se fillimisht zjarri ka rënë pranë ndërtesave, por edhe pranë një njësie hoteliere e cila mësohet se është e evakuuar. Më pas, flakët janë  larguar nga zonat e banuara dhe janë afruar në det, raporton "Protothema".

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrëfikëse. Ata po operojnë me 22 zjarrfikës me 9 automjete, si dhe 4 avionë dhe një helikopter. Nga Igumenica në vendngjarje kanë mbërritur 5 automjete me 24 zjarrfikës dhe dy grupe të njësive këmbësore.

112 u dërgoi një mesazh banorëve të zonës duke u kërkuar që të evakuohen në portin e Shën Stefanit.

 

zjarr ne korfuz

Sondazh

Poll