Aktualitet

DETAJE/ Po priste kthimin e bashkëshortes nga Mynihu, Malltezi u arrestua në Rinas

GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tij të cilat do t'i shërbejnë tashmë hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. 

21 Tetor 2023, 20:25 Nga a.l
DETAJE/ Po priste kthimin e bashkëshortes nga Mynihu, Malltezi u arrestua
Jamarbër Malltezi

TIRANË-  Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të shtune. Ai është vënë në pranga në aeroportin 'Nënë Tereza', ku po priste bashkëshorten e tij, pasi po kthehej nga një udhëtim në Mynih. GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tij të cilat do t'i shërbejnë tashmë hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. 

Por cili ishte roli i tij në këtë 'aferë'?

Dosja.al ka raportuar më herët lidhur me këtë çështje e cila daton më 17 nëntor 2020, kur Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'. 

arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll