Aktualitet

SPAK urdhër arresti për Jamarbër Malltezin, i vihen prangat sapo mbërrin në aeroportin e Rinasit

Arrestimi i tij është bërë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe dyshohet se ka lidhje  me aferën e privatizimit të klubit Partizani. 

21 Tetor 2023, 19:27 Nga a.l
SPAK urdhër arresti për Jamarbër Malltezin, i vihen prangat sapo
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e kësaj të shtune. Arrestimi i tij është bërë sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe dyshohet se ka lidhje  me aferën e privatizimit të klubit Partizani. 

Më 17 nëntor 2020 Taulant Balla asokohe Kreu i grupit parlamentar të PS, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'. 

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll