Aktualitet

Vodhi 3 mln lekë në një banesë në Elbasan, arrestohet 21-vjeçari

Mësohet se i riu vodhi 3 milion lekë në banesën e një të gruaje në fshatin Shirgjan.

21 Tetor 2023, 12:51 Nga I.A
Vodhi 3 mln lekë në një banesë në Elbasan, arrestohet
Policia

ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan për vjedhje. Mësohet se i riu vodhi 3 milion lekë në banesën e një të gruaje në fshatin Shirgjan. Po ashtu ky i ri ka dëmtuar dhe 2 objekte në pronësi të teatri “Skampa” në Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontakti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhi 300 000 lekë në banesën e një shtetaseje, identifikohet, kapet dhe arrestohet 21-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë, për vjedhje. Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan. Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 21-vjeçari ne elbasan

Sondazh

Poll