Art&Argëtim

E quajti 'plak' për vajzën e tij, italiani do hedhë në gjyq babain e Heidi Bacit

Shoku i Massimiliano Varrese ka treguar në një intervistë se ai do ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje imazhi, pasi në “Grande Fratello” ai u shpreh se Massimiliano ishte shumë i madh për vajzën e tij, madje edhe e akuzoi se e kishte keqtrajtuar. 

20 Tetor 2023, 10:14 Nga a.l
E quajti 'plak' për vajzën e tij, italiani do hedhë
Heidi Baci

ITALI- Dalja nga 'Grande Fratello' e shqiptares Heidi Baci, ka qenë kryefjalë e mediave rozë së fundmi. 26-vjeçarja mori vendimin për të mos e vazhduar më lojën në shtëpinë e famshme në Itali, ku konkurrohet për një çmim të madh, pas vizitës së babait të saj i cili e kritikoi për afrimitetin e saj me konkurrentin 47-vjeçar Massimiliano Varrese, duke e quajtur këtë të fundit 'plak'. 

Ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion", kështu u shpreh Genti babai i shqiptares Heidi Baci në “Grande Fratello” kur u bë pjesë e spektaklit për të marrë me vete të bijën.

Shoku i Massimiliano Varrese ka treguar në një intervistë se ai do ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje imazhi, pasi në “Grande Fratello” ai u shpreh se Massimiliano ishte shumë i madh për vajzën e tij, madje edhe e akuzoi se e kishte keqtrajtuar. 

heidi baci

Sondazh

Poll