Aktualitet

Rrëzon gruan, i thyen këmbën dhe pas një jave e çon në spital

Diana Mulla tregon se ishte e sëmurë me zemër dhe kishte pësuar paralize para një viti.

19 Tetor 2023, 22:55 Nga I.A
Rrëzon gruan, i thyen këmbën dhe pas një jave e çon
Diana Mulla

KORÇË- Më 22 Qershor 2023, një rast dhune regjistrohet në Korcë. Diana Mulla tregon se ishte e sëmurë me zemër dhe kishte pësuar paralize para një viti.

Diana jetonte me të shoqin, i cili në 35 vjet e ka dhunuar sistematikisht. Në një moment, ai e shtyu dhe ajo theu këmbën. I shoqi e la ashtu për disa ditë dhe kur e pa që nuk po përmirësohej, e dorëzoi në spital dhe iku duke e lënë aty.

Diana Mulla: Vajta në Spital në Tiranë u shtriva ja dy javë, pastaj vajta, më mori ky…

Gazetarja: E mban mend Diana si e theve këmbën?

Diana Mulla: Në banjo. Ma thevi ai.

Gazetarja: Ti ishe në dhomë, ishte momenti që do të të ndërronte, duhej të shkoje në tualet apo jo?

Diana Mulla: Nuk më ndërronte! Ndërrohesha vetë! Fatosi më shtyu, pastaj rashë poshtë, pastaj më hodhi në krevat të madh.

Gazetarja: Në momentin që të ndodhi thyerja e këmbës pse nuk more familjarët e tu në telefon që hajdeni, më ndihmoni?

Diana Mulla: Nuk më linte! Më thonte mos i trego të shpisë.

Gazetarja: S’të linte të tregoje?

Gazetarja: Nuk tregove, ndenje 6 ditë ashtu?

Diana Mulla: Shumë më dhimbte! Ça s’më punonte mu ai!

Diana Mulla: Më torturonte, më rrihte!

Gazetarja: Kush të ndihmoi që të vije në spital pas 6 ditësh që kishe thyer këmbën?

Diana Mulla: Ai, ai. E pa, që s’po qëndroja dot nga këmba, vetëm se qaja, kisha shumë dhimbje!

Gazetarja: E njoftoi ai spitalin?

Sipas mjekut, Diana ka thyer kockën e gjurit, por nuk operohet dot, për shkak të sëmundjeve të tjera.

“Jam e motra e Dianës. Diana ka 35 vjet e martuar, ka vuajtur shumë, ka qenë i dhunshëm, i shoqi Fatos Mulla. Ditën e parë i bija telefonit, nuk e ngrinte, por thoja nga inati ai nuk e ngre. Pastaj ditën e dytë më tha ime motër që Diana është në spital. Erdha këtu në spital e pashë motrën, vetë. Nuk i përgjigjet për asgjë. Edhe kur u operua nga zemra ne i jemi përgjigjur. Kam zënë doktorin dhe i kam thënë çfarë ka Diana, më tha thyerje dhe zhvendosje të kockës. Nuk mund të operohet për arsyen se ka këto sëmundje, zemrën, trombozën dhe paralizën. Ka dhe goditje në tru. Ose mbetet e paralizuar, ose do humbasë jetën në sallë”, tha e motra.

Pas publikimit të rastit, policia ndaloi për disa orë bashkëshortin dhunues Fatos Mulla, por prokurorja e la në gjendje të lirë, pasi akti nuk ishte flagrant.

“Ne shumë vonë e morëm vesh. Kjo ka qenë shumë e fshehtë, shumë e mbyllur dhe nuk tregonte se ai e kërcënonte. Policia e arrestoi Fatos Mullën, por pastaj prokurorja Irena Çunoti ka dhënë urdhër për lirmin e tij, ngaqë nuk ka qenë në flagrancë, pas 6 ditëve e solli në spital dhe e ka liruar. Nga prokuroria duam që të marrë masa ndaj dhunuesit dhe jo ta lejë në gjendje të lirë duke e ditur që është dhunues”, tha e motra Dianës.

Diana Mulla: Nuk kam, ku të shkoj! Më gjeni juve një dhomë të rri rehat!

Gazetarja: Ti Diana në shtëpi nuk shkon dot më sepse ai do vazhdojë dhunën.

Diana Mulla: Jo, do më rrahi më shumë mua ai.

Gazetarja: Çfarë kërkon Diana?

Enea Grazhdani, mjeku ortoped nga Spitali Rajonal i Korçës, tregon gjendjen e Dianës, duke thënë, se ajo do të mbetet invalide e përhershme.

Marrë nga Tv Klan

diana mulla

Sondazh

Poll