Aktualitet

Merr flakë makina në aksin Fier-Patos, 2 persona të lënduar

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

19 Tetor 2023, 20:30 Nga I.A
Merr flakë makina në aksin Fier-Patos, 2 persona të lënduar
Foto Ilustruese

FIER- Një makina ka marrë flakë pasditen e sotme në aksin Fier-Patos. Mësohet se mjeti tip BMV, ka marrë flakë në ecje për shkak të një defekti në makinë. Nga flakët, janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në makinë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Fier-Patos", ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "BMë". Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

merr flake makina ne fier

Sondazh

Poll