Aktualitet

Aksident në Itali/ Humb jetën 38-vjeçari shqiptar, policia i gjen në makinë një çantë me para

Saimir Gjoka, 38 vjeç, gjeti vdekjen menjëherë në vendngjarje pas përplasjes fatale të dy makinave rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

19 Tetor 2023, 18:24 Nga r.ll
Aksident në Itali/ Humb jetën 38-vjeçari shqiptar, policia i
foto ilustruese

ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes në Modena të Italisë.  Saimir Gjoka, 38 vjeç, gjeti vdekjen menjëherë në vendngjarje pas përplasjes fatale të dy makinave rreth orës 22:00 të mbrëmjes, shkruajnë mediat italiane. 

Ndërkohë, 55-vjeçari që udhëtonte në makinën tjetër ka mbetur i plagosur lehtë. Pas mbërritjes në vendngjarje policia rrugore, ka gjetur në makinën e shqiptarit një çantë plot me para dhe mallra të dyshimta. 

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidente dhe po punojnë për kapjen e një pasagjeri i cili ishte në makinë me Gjokën dhe që dyshohet se u arratis në fushat pranë vendit ku ndodhi përplasja. 

saimir gjoka aksident ne itali

Sondazh

Poll