Aktualitet

Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, makina humb kontrollin, plagosen dy persona

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

19 Tetor 2023, 20:00 Nga I.A
Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, makina humb kontrollin,
Foto Ilustruese

DEVOLL- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Bilisht-Kapshticë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. 

Njoftimi i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak Më datë 19.10.2023, rreth orës 19:15, në aksin rrugor "Bilisht-Kapshticë", në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin devoll

Sondazh

Poll