Aktualitet

VIDEO/ 'Ore ke pirë ti', dy të rinjtë futen kundravajtje në autostradën Tiranë-Durrës, s'i kursejnë shakatë: E kemi me timon anglez!

Në një video që është publikuar së fundmi, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës (kundravajtje) duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të shoferëve të tjerë të cilët po udhëtojnë në drejtim të tyre

18 Tetor 2023, 11:50 Nga a.l
VIDEO/ 'Ore ke pirë ti', dy të rinjtë futen
Kalimi në krahë të kundërt

TIRANË- 'Lojërat' në akset rrugore të vendit tonë duket se po kthehen në zakon, e teksa Policia Rrugore bën thirrje për përgjegjësi nga ana e shoferëve, këta të fundit nuk shfaqin asnë lloj interesi. 

Në një video që është publikuar së fundmi, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës (kundravajtje) duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të shoferëve të tjerë të cilët po udhëtojnë në drejtim të tyre. Ky veprim është marrë si shaka nga ana e shoferit dhe pasagjerit në krahë pasi dëgjohen të thonë:

"Mos jemi kundra vajtje këtej ne! E kemi me timon anglez! Ore ke pirë ti, ore mbaje ore ku vete". 

 

autostrada tirane-durres

Sondazh

Poll