Aktualitet

Do ekstradohet drejt Shqipërisë? Gjykata e Apelit në Athinë jep sot vendimin për Laert Haxhinë

Prej disa javësh Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij si i shpallur i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjes për vrasje të mbetur në tentativë.

18 Tetor 2023, 11:03 Nga h.k
Do ekstradohet drejt Shqipërisë? Gjykata e Apelit në Athinë
Laert Haxhiu

ATHINË-Ekstradimi Leart Haxhisë do të vendoset paraditen e sotme në Gjykatën e Apelit të Athinës në orën 14:00. Prej disa javësh Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij si i shpallur i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjes për vrasje të mbetur në tentativë. Haxhia gjithashtu vijon të jetë në proces gjyqësor dhe në SPAK për masakrën e Lushnjes.

Laert Haxhia akuzohet për 6 vrasje të ndodhura në vitet 2021-2022 nga prokuroria e Elbasanit. Dy muaj më parë ekstradimi i Haxhias u refuzua nga Gjykata e Janinës pas kërkesës nga shteti shqiptar.

Laert Haxhiu, kreu i grupit kriminal, bashkë me të penduarin e policisë, Artan Tafani rezultojnë bashkëpunëtor në 4 vrasje në Shqipëri. Gjithashtu 31-vjeçari ka urdhëruar dhe dy vrasje në Greqi.

Të gjitha këto krime kanë ndodhur nga vitit 2018 deri në vitin 2021-shin. Ata vranë Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.

ekstradimi i laert haxhiut

Sondazh

Poll